Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Mazhoranca e ktheu kushtetutën në mbështetëse të krimit

Kryemadhi: Mazhoranca e ktheu kushtetutën në mbështetëse

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagoi pas vnedimit të socialistëve për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.

Kryemadhi tha se drejëtsia po përballet sot me një pengesë të madhe përsa i përket çështjes Tahiri teksa shtoi se mazhoranca e ktheu Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit në një gjykatë politike.

“Drejtësia po përballet sot me një pengesë të madhe që nuk janë vetëm kriminelët por dhe kryesuesi i falangës politike që mbështet dhe sakrifikohet për ta. Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca e kthyen Këshillin e Mandatit dhe Imuniteteve në një gjykatë politike. Ata dhunuan Kushtetutën, nga garante që ishte, e kthyen në mbështetëse të krimit”, tha Kryemadhi.

Më tej, ajo shto se mazhranca dhunoi edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, ku Komisioni shprehet: Nuk duhet në asnjë rrethanë të japë qëndrimin e tij për pafajësi ose jo të deputetit përkatës.

Të fundit