Flash News

KRYESORE

Kryemadhi mbledh Kryesinë e LSI: Ne jemi shumica, opozita do të jetë luftarake

Kryemadhi mbledh Kryesinë e LSI: Ne jemi shumica, opozita do të

Kryetarja Monika Kryemadhi ka mbledhur Kryesinë e LSI-së për të përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë politike përpara nisjes së Kuvendit të ri, më 9 shtator.

Kryemadhi tha LSI është më fortë pasi ka kaluar sprovën e 25 qershorit dhe premtoi një opozitë luftarake përballë një mazhorance që sipas saj përfaqëson pakicën në Shqipëri.

“Sot LSI është më fortë se asnjëherë pasi kaloi me sukses një sprovë të madhe të 25 qershorit, kur ajo u targetua në mënyrë kriminale për t’i dhënë një pushtet të pakontrolluar oligarkisë dhe malavitës deri në kapjen e çdo qelize në institucionet publike. Ne sot kemi një grup parlamentar jo vetëm më të madh në numër, por shumë më cilësore dhe më të ri, për të qenë një opozitë tepër përfaqësuese dhe luftarake përballë një pesudomazhorance të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit që në fakt është pakica dhe jo shumica. Në Kuvendin e ri kemi një përgjegjësi shumë të madhe sepse nuk jemi përfaqësues të pakicës, por të shumicës së shqiptarëve. Na duhet një LSI e qartë dhe e vendosur që të do të synojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI u shpreh se do të ketë ndarje përgjegjësishë për çdo forum të partisë.

Të fundit