Flash News

KRYESORE

Kryemadhi mesazh pak orë para protestës: Sot, më të fortë se kurrë

Kryemadhi mesazh pak orë para protestës: Sot, më të

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka përcjellë një mesazh pak orë para nisjes së protestës së shtate kombëtare sot te kryeministria.

Në një status në rrjetet sociale, Kryemadhi u bën thirrje qytetarëve që të jenë më të fortë e më të bashkuar as asnjëherë më parë në protestën e shpresës.

“Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës!

Sot është dita e qytetarëve.

Prandaj të gjithë bashkë,

pa asnjë dallim në jemi të rinj apo të moshuar,

burra apo gra,

nga fshati apo nga qyteti,

nga Jugu a nga Veriu,

me apo pa parti,

të majtë apo të djathtë,

të jemi bashkë në protestën e shpresës, sepse e keqja po shembet dhe se e nesërmja bëhet më e mirë, vetëm kur qytetarët i dalin zot fatit të tyre!

Shqipëria pa varfëri dhe me punë të ndershme, pa korrupsion e në luftë me krimin e organizuar, pa drogë e oligarkë, por me njerëz që e duan familjen dhe atdheun e konsiderojnë shtëpinë e tyre, është më e rëndësishme, më e madhe dhe më e fortë se Edi Rama dhe klani i tij kriminal!

Sot më shumë, sot më të vendosur, sot më të fortë, sot më të bashkuar!”, shkruan Kryemadhi.

Protesta e opozitës pritet të nis në orën 19.00 përpara kryeministrisë.

Të fundit