Flash News

KRYESORE

Kryemadhi mesazh për 28 Nëntorin: Të lutemi për Shqipërinë dhe Flamurin tonë!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në ditën e Pavarësisë ka dhënë një mesazh në Facebook.

Duke përmendur tragjedinë me viktimat që shkaktoi tërmeti, ajo shkruan se solidariteti dhe dashuria janë formë për të lehtësuar dhimbjen.

“Ky 28 Nëntor na mëson se dashuria, solidariteti dhe mbështetja për njëri tjetrin, janë e vetmja forcë që na ndihmon të kalojmë këtë fatkeqësi të madhe.

Të lutemi për Shqipërinë dhe Flamurin tonë si dhe të besojmë te lutja jonë për kalimin sa më parë të kësaj tragjedie dhe kthimin sa më parë të qetësisë dhe paqes në shpirtin e çdo shqiptari”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit