Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Meta ka humbur një betejë me Ramën, babai më ka lënë një pallat

Kryemadhi: Meta ka humbur një betejë me Ramën, babai më ka

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin  “A Show” iu përgjigj akuzave për blerje votash.  Gjatë intervistës ajo pranoi që edhe LSI-ja ka bërë gabime gjatë jetës së saj politike.

“Për shkak të gjuhës së drunjtë të liderëve të LSI-së, që të mos flas se mos bëj gabime, nuk kanë treguar të vërtetën asnjëherë. Në këto 8 vite njerëzit që iu janë prishur interesat kanë baltosur LSI-në. Kemi bërë edhe ne faje, gabime sigurisht, por është si ai njeriu që ha bukë e pretendon të mos bëjë thërrime”,- tha zonja Kryemadhi.

Ajo shtoi ndër të tjera se: “Arma ime më e fortë është sinqeriteti. Kjo më ka mbajtur mua atë që jam, ndryshe nuk do kisha rezistuar dot. Marrëdhënia me ish-ambasadorin e SHBA Donald Lu?

Marrëdhënia me Donald Lu ishte shumë e mirë. Kam menduar gjithmonë që zoti Lu dhe shumë të tjerë janë manipuluar dhe mashtruar në mënyrë permanente nga Rama dhe kabineti i tij”,- tha ajo.

Kryemadhi theksoi se Rama ka fituar ndaj Metës betejën e kriminalizimit të shtetit.

“Ilir Meta nuk u tregua vigjilent. Në këto kohë kemi Saimir Tahirin si ministër të Brendshëm që mbushi vendin me hashash. Reformën në drejtësi duhet ta drejtonte meta si kryetar parlamenti. Meta ia la Fatmir Xhafajt. Në këto kohë, u shpik sikur Meta donte vriste Tom Doshin. Edi Rama llogarit çdo gjë për krimin e organizuar. Rama shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, shkatërroi Gjykatën e Lartë etj.”, tha Kryemadhi.

Ajo tregoi edhe pasurinë që zotëron.

“Unë kam një pallat, atë që e quanin vila e Metës, dhe lejen ma ka dhënë Edi Rama. Lejen ma zbardhi Lulzim Basha. Vetëm këtë pasuri kam, asgjë më tepër. Nuk më pëlqen pushteti. Mendoj se kam bërë shumë gabime në jetën time politike. Gabimet e mia dhe të grupit tim politik i kanë kushtuar Shqipërisë. Nëse do kthehesha pas në gjithë jetën time politike, do kisha bërë shumë gjëra ndryshe me Rilindjen, me PD dhe me njerëzit. Hipokrizia është prezentë por asnjëherë vendimet nuk duhet të merren në mënyrë emocionale”, tha kryetarja e LSI-së.

Të fundit