Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Mirënjohje për pjesëmarrjen masive, protesta e sotme sinjal shumë i mirë

Kryemadhi: Mirënjohje për pjesëmarrjen masive, protesta e sotme

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar një sinjal pozitiv protestën e sotme kombëtare të opozitës së bashkuar, nisur nga pjesëmarrja masive nga qytetarët.

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News 24’, Kryemadhi thotë se sot u evidentuan më shumë protestues se në protestën tjetër kombëtare e 16 shkurtit.

“Mirënjohje për pjesëmarrjen e qytetarëve, ne përfaqësojmë grupe njerëzish sepse sot shqiptarët janë mjaft të lodhur, të trazuar e zemëruar për situatën ku ndodhemi.

Ky është një shtet i kapur dhe çdo argument politik që sjell nuk ndikon në përmirësimin e problemeve të shqiptarëve, ndonëse ka sjellë këtë fatkeqësi ekonomike te shqiptarët. Sado që mundohemi të bëjmë opozitë në institucione të kapura, thellohet më shumë varfëria e forcohet krimi i organizuar. Protesta e sotme ishte sinjal shumë i mirë. Gjatë periudhës 16 shkurt -16 mars opozita ka vepruar shumë mirë sepse njerëzit ishin dyfishi i njerëzve të 16 shkurtit. Kjo është e dyta protestë më e madhe kombëtare”, tha Kryemadhi.

Të fundit