Kryemadhi mungon në darkën e Bashës me aleatët, Salianji sqaron arsyen

Lulzim Basha po zhvillon një darkë me aleatët e Partisë Demokratike në Ishëm të Durrësit.

Ra në sy mungesa e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila nuk dihet se psë nuk është e pranishme në këtë takim, ku po diskutohet për aksionin opozitar.

Për këtë çështje foli edhe ish-deputeti i PD, Ervin Salianji që u shpreh ne emisionin “Open” se ajo mungon për arsye personale për shkak të disa impenjimeve të saj, duke relativizuar mos-praninë e saj. Si perfaqesues i LSI eshte ish-deputeti Petrit Vasili.

Të pranishëm janë kreu i PAA, Agron Duka, Dashamir Shehi i LZHK, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kryerepublikani Fatmir Mediu