Flash News

KRYESORE

Kryemadhi naftëtarëve të Fierit: Ejani në protestë, qeveria u tall me ju për një vit të tërë

Ndërkohë që jemi edhe pak ditë larg protestës së paralajmëruar nga opozita në 27 janar, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga Fieri u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë. Sipas saj a për të mbrojtur interesat e Partisë demokratike apo interesat e LSI-së, por për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Në fjalën e saj ajo u shpreh se shqiptarët duhet të protestojnë kundër jetesës së vështirë, duke përmendur këtu rastin e naftëtarëve të Ballshit dhe të Fierit.

“Protesta e janarit ka rëndësi pasi ka për qëllim të vetëm angazhimin e çdo qytetari për të protestuar, dhe për të ngritur flamurin e shpresës ndaj këtij realiteti të hidhur ku jetojmë sot. Kjo nuk do të jetë një protestë për flamujt partiakë. Në fakt më shumë se naftëtarët e Fierit për të protestuar më datë 2 7janar, nuk ka, duke pasur parasysh mashtrimi që i është bërë prej një viti duke i thënë se do merrni pagat e prapambetura. Por jo vetëm pagat, por As sigurimet nuk i janë paguar. Mënyra si janë tallur me ta ka qenë abuzuese dhe diskriminuese”, u shpreh Kryemadhi.   

Të fundit