Flash News

KRYESORE

Kryemadhi i ndërpret fjalën Ulsi Manjës para gazetarëve: Zgjidhu ti kryeprokuror; këtë nuk e ka bërë as Enver Hoxha

Kryemadhi i ndërpret fjalën Ulsi Manjës para gazetarëve:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka ndërprerë fjalën deputetit të PS, Ulsi Manja, jashtë ambienteve të Kuvendit, kur po fliste për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm. Kryemadhi ka sfiduar deputetin socialist duke i kërkuar që të zgjdhet ai vetë kryeprokuror i vendit.

“Mos u bëni me Edi Ramën, me kryekriminelin e shqiptarëve që nuk i dhimbset gjaku i nënave të djemve shqiptarë që i kanë vrarë me paratë e drogës, do të bjerë mbi kokat tuaja Ulsi. Zgjidhu ti prokuror i përgjithshëm. Ulsi, zgjidhu ti prokuror i përgjithashëm. Këtë gjë as Enver Hoxha nuk e ka bërë. Ju jeni më keq se Enver Hoxha, jeni diktatura e drogës, diktatura e krimit”, u shpreh Kryemadhi.

Ulsi Manja nga ana tjetër ka kërkuar durim nga qytetarët deri në përfundim të seancës plenare.

 

Të fundit