Flash News

KRYESORE

Kryemadhi në Durrës: Të ndalojmë gjenocidin ndaj shqiptarëve

Kryemadhi në Durrës: Të ndalojmë gjenocidin ndaj

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI ndodhet në qytetin e Durrësit në kuadër të përshkallëzimit të protestës së opozitës me bllokimin e rrugëve. Sipas saj, opozita është gati për t’i dhënë fund gjenocidit ndaj shqiptarëve, siç e quajti ajo qeversjen e mazhorancës. Për ish-deputeten, opozita nuk kërkon përshkallëzimin e mëtëjshëm të protestave, duke shpresuar në reflektimin e qeverise.

“Sistemi është rrënuar për shkak të kapjes së shtetit dhe çdo segmenti. Një demokraci pa liri, është autokraci, diktaturë. Do dëshiroja mos kishte përshkallëzim, të shikoja një reagim nga PS, për ti kthyer vlerat, e për ta kthyer në shinat kushtetuese, në atë konrnizë të socialdemokracisë. Përshkallëzimi nuk është mirë as për PS, as për qeverinë, por mbi të gjithë nuk është mirë për shqiptarët. Mosbindja civile dhe përshkallëzimi nuk ka filluar akoma. Jemi në atë shkallë për të thënë se shqiptarët janë të gatshëm për ti dhënë fund këtij genocidi heshtës. Genozidët kanë sjellë shpërngulje të madhe njerëzore dhe të gjitha popujt i janë përgjigjur me luftë. Ajo që është e rëndësishme është që opozita nuk ka qëllim psuhimin e godinave dhe rrugëvce, ka qëllim të pushtojë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve”, sqaron Kryemadhi.

Opozita ka bllokuar 12 akse rrugore ne vend dhe kerkon krijimin e nje qeverie tranzitore pa Edi Ramen kryeminister dhe me ministra me integritet.

Të fundit