Flash News

KRYESORE

Kryemadhi në Korçë, tregon si u vodhën 4.4 milionë euro brenda katër orësh

Kryemadhi në Korçë, tregon si u vodhën 4.4 milionë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat në qytetin e Korçës ku ka denoncuar edhe një skandal të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të energjisë (OST) dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE). Sipas Kryemadhit, nëpërmjet manipulimit të çmimit të energjisë, pak ditë më parë, këto dy kompani kanë vjedhur brenda katër orësh 4.4 milionë euro.

“Pak ditë më parë ka ndodhur një vjedhje spektakolare. Po e sqaroj këtu nga Korça. Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH që detyrohet t’ja shesë OST energjinë dhe OST ia transmeton OSHEE. Qeveria jonë me dy individë, miq të Ramës ja blenë KESH me 39 euro megavatin dhe pas 4 orësh ia shitën OST me 49 euro megavatin. Pra për katër orë iu kanë vjedhur 4,4 mln euro shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës, më 16 shkurt në Tiranë, pasi aty do i jepet fundit qeverisë së Edi Ramës.

Të fundit