Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kryemadhi në Kuvend: Nëse Clinton dhe Bush do kishin pritur BE-në, sot nuk do e festonim 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka quajtur votën e Shqipërisë në OKB për rezolutën që dënonte vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, si faqen më të errët në historinë e politikës së jashtme të qeverisë së Edi Ramës.
Nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi tha se vota e 21 dhjetorit është votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, votë kundër interesave mbarëkombëtare shqiptare, dhe e konsideroi të duhur prezantimin nga opozita shqiptare të projekt-rezolutës reflektuese ndaj kësaj çështje.
Ajo kujtoi të gjithë mbështetjen që SHBA ka dhënë përgjatë dekadave për popullin shqiptar, duke nisur që me mbështetjen e Presidentin Ëillson në Konferencën e Paqes dhe duke vijuar me mbështetjet e presidentëve Clinton dhe Bush, pa të cilët sot nuk do të kishte Kosovë.
“Po të kishte pritur Presidenti Klinton sa të merrte leje nga Kombet e Bashkuara për të ndaluar shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, sot asnjë shqiptar nuk do të jetonte në Kosovë. Edhe Presidenti Bush, i cili shpalli Pavarësinë e Kosovës nga Tirana, po të kishte pritur qëndrimin e unifikuar të Bashkimit Europian, as sot nuk do të kishim një Kosovë të Pavarur dhe nuk do t’i festonim asaj 10-vjetorin e Pavarësisë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Fjala e plotë e Monika Kryemadhit:
Iniciativa e sotme për t’i prezantuar këtij Kuvendi një Projekt-Rezolutë reflektuese përsa i përket lajthitjes së pafalshme diplomatike në raport me bashkimin e pashpjegueshëm të qëndrimit të Shqipërisë kundër interesave dhe deklaratës së Presidentit të SHBA Donald Trump për vendosjen e ambasadës së vendit të tij në Jeruzalem, është një hap i duhur në drejtim me raportet tona historike dhe diplomatike me partnerin më të rëndësishëm për interesat strategjike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, në mbarë rajonin e kudo ku ata jetojnë.
Në fakt, nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë dhe as nuk duhet të ishim bërë pjesë e kësaj vote anti-amerikane, pasi vendimi i Presidentit Trump për këtë çështje përfaqëson qëndrimin Sovran të popullit amerikan dhe institucioneve të tij të zgjedhura, Kongresi, Senati, administrata dhe Presidenti.
Argumentat që kjo mazhorancë përdori për të fshehur qëllimin e vërtet, pas këtij qëndrimi dhe votimi, as nuk qëndrojnë dhe as nuk mund të bindin dot njeri, dhe aq më pak administratën amerikane. Argumentin se Shqipëria ndoqi qëndrimin e Bashkimit Europian, si një pjesë e detyrimit në kuadër të procesit të integrimit europian është vetëm një mashtrim politik. Vendet e asociuara apo kandidate për në BE kanë vetëm një detyrim në kuadër të politikës së jashtme dhe sigurisë së Unionit. Që kur ky qëndrim është unik nga të gjitha vendet pjesëmarrëse dhe anëtare, ne duhet të ishim të detyruar, (por jo të arsyetuar), për të mbajtur qëndrimin e papërgjegjshëm të Kryeministrit të gënjeshtrës. Në rastet kur BE nuk ka një qëndrim unik, çdo vend është i lirë që të mbajë qëndrimin e tij. Kjo do të thotë se asnjë shtrëngim nga partnerët europianë nuk kishte Edi Rama dhe mazhoranca e tij e kapur nga krimi, që të votonte kundër interesave të SHBA, dhe për më tepër për një vote që nuk është aspak obliguese. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që Edi Rama e ka shkelur me këmbë përcakton qartë rolin dhe detyrimin e Shqipërisë si shteti amë për të mbrojtur, promovuar dhe zhvilluar interesat e shqiptarëve kudo në botë.
E pra të nderuar kolegë, reagimet e shqiptarëve në Shqipëri i dëgjuam qartë se ç’mendojnë dhe ç’qëndrim kanë për veprimin e çartur të Edi Ramës.
Qëndrimin e shqiptarëve të Kosovës dhe institucioneve të saj përsëri i dëgjuam qartë.
Qëndrimet e shqiptarëve të Maqedonisë përsëri i dëgjuam qartë.
Qëndrimet e shqiptarëve në Mal të Zi përsëri i dëgjuam qartë.
Qëndrimet e Shqiptarëve në Serbi përsëri i dëgjuam qartë.
Dhe besoj se dëgjuam akoma edhe më qartë këto ditë qëndrimin e shqiptarëve të diasporës në SHBA, asaj diaspore që Edi Rama u bën thirrje patriotike të mbështesin Shqipërinë, por që me këtë veprim u uli kokën përpara bashkëqytetarëve të tyre amerikane.
Kryeministri ynë që nuk lë rast pa na treguar sesa i ditur e erudit është, sesa shumë i referohet Ismail Qemalit, Konicës, Nolit e atdhetarëve të tjerë, s’është gjë tjetër veçse një bylmez me demenca historike, politike dhe diplomatike, pasi përpara se t’i kundërvihej SHBA dhe Presidentit Trump, qëndrimin ndaj të cilit në mënyrë të pacipë dhe të turpshme e bëri edhe gjatë fushatës elektorale në SHBA, duhet të kishte kujtuar sesa shumë i detyrohen shqiptarët Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe udhëheqësve të këtij vendi të madh.
Edi Rama duhet të kishte kujtuar Presidentin Ëillson dhe platformën e tij në Konferencën e Paqes, ku sanksionoi të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje në një kohë që ishte pranë copëtimit dhe ndarjes mes fuqive ballkanike të kohës.
Edi Rama duhet të kishte kujtuar qëndrimin e Presidentit Klinton dhe çlirimin e Kosovës nga okupimi në prag të shfarosjes së gjysmës së trungut shqiptar.
Edi Rama duhet të kishte kujtuar Presidentin Bush dhe anëtarësimin e Shqipërisë në alencën më të madhe të lirisë dhe demokracisë në botë, NATO.
Prandaj qëndrimi i Edi Ramës ka qënë i kushtëzuar nga tutorët e tij dhe aspak nga interesi kombëtar.
Ka një shprehje në gjuhën angleze që thotë “a friend in need, is a friend indeed” që do të thotë: “një mik që të gjendet në nevojë është një mik i vërtetë”.
SHBA ka provuar të jetë e tillë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Edhe Shqipëria dhe shqiptarët kanë qënë përherë mirënjohës dhe janë përpjekur të demostrojnë këtë mirënjohje në çdo kohë.
Po të kishte pritur Presidenti Klinton sa të merrte leje nga Kombet e Bashkuara për të ndaluar shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, sot asnjë shqiptar nuk do të jetonte në Kosovë. Edhe Presidenti Bush, i cili shpalli Pavarësinë e Kosovës nga Tirana, po të kishte pritur qëndrimin e unifikuar të Bashkimit Europian, as sot nuk do të kishim një Kosovë të Pavarur dhe nuk do t’i festonim asaj 10-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm udhëhoqën me vendosmëri sulmin, fushatën, shpëtimin dhe çlirimin e Kosovës, jo vetëm e shpallën Pavarësinë e saj dhe e njohën të parët, por dhe e kanë udhëhequr me vendosmëri të gjithë fushatën për njohjen e Kosovës, dhe një ditë para votës në OKB, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB deklaroi me krenari se bashkëshorti i saj është shqiptar, dhe se SHBA po përpiqen që Kosova të marrë njohjen e të gjitha vendeve në OKB dhe do ta vazhdojë ta bëjë këtë deri në fund. Vota e 21 Dhjetorit ishte faqja më e errët në historinë e politikës së jashtme të kësaj qeverie. Kjo nuk është as një votë as për parimet universale të OKB-së, për të cilat përlotet aq shumë Edi Rama, as një votë adhurimi për Bashkimin Europian, por është një votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një votë kundër interesave mbarëkombëtare shqiptare, si dhe shumë veprime të tjera antikombëtare që ai ka kryer për Shqipërinë, siç janë projekti i shndërrimit të Shqipërisë në Republikën e drogës, projekti aktual për shndërrimin e Shqipërisë në varrezën më të rrezikshme të mbetjeve europiane, apo dhe akoma më rëndë në projektin nxitës dhe mbështetës për largimin e intelektualëve dhe të rinjve shqiptarë nga Shqipëria. Ju do t’a votoni kundër këtë rezolutë që ka propozuar opozita dhe në fakt kjo është vota e dytë kundër, që ju keni ndaj SHBA-së dhe Shqipërisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38