Flash News

KRYESORE

Kryemadhi në protestë: Rama frikacak. Nuk do të ndalemi

Kryemadhi në protestë: Rama frikacak. Nuk do të ndalemi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se Rama ka frikë të përballet me opozitën dhe të vërtetën. Nga protesta, ajo theksoi se opozita dhe qytetarët nuk do të ndalen dhe do të mblidhen në çdo seancë parlamentare.

Kryemadhi u bëri thirrje punonjësve të policisë që të jenë të kujdesshëm sepse qytetarët nuk i frikëson gazi lotsjellës dhe as plumbat nuk i kanë ndalur.

“Edi Rama ka frikë të përballet me opozitën. Edi Rama ka frikë të përballet me të vërtetën. Edi Rama ka frikë të shikojë veten e tij në pasqyrë, sepse do të shikojë bishën që ka brenda vetes së tij. Prandaj po u bëj thirrje. Ne do të jemi çdo seancë parlamentare këtu. Nuk do të ndalemi. Do të vijmë çdo seancë. Do të shkojmë kudo që shkojnë këta,. Edhe po të mbyllen te pallati i Perandorit, siç u mbyllën 60 vjet më parë. Tani kam dhe një thirrje për vëllezërit tanë policë. Ne e dimë shumë mirë që ju mezi ushqeni fëmijët tuaj, mezi paguani dritat dhe ujin. Veprimin që keni bërë, që keni goditur ndaj gazetarëve, ndaj kameramanëve të cilët nuk janë protestues, por paraqesin atë që ndodh këtu, është i gabuar. Mos kujtoni që njerëzit frikësohen me gaz lotsjellës. As plumbat nuk kanë për t’i ndaluar qytetarët. Ashtu siç nuk i ndaluan në 90’, siç nuk i ndaluan në 97, ashtu nuk kanë për ti ndaluar edhe tani në 2019. Sepse e drejta është me ne, është me qytetarët, është me të rinjtë dhe të rejat, që duan të ndërtojnë shtëpinë e tyre në Shqipëri. Dhe një fjali të fundit kam,Zoti ju ruajttë ju, Zoti i ruajttë Shqiptarët, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Të fundit