Flash News

KRYESORE

Kryemadhi nga Elbasani falenderon Ramën: Do doja të mos ishte teatër!  

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga Elbasani ku po zhvillon një takim me anëtarët e LSI-së, ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që i dha mësueses nga Rrësheni e cila vuan nga kanceri i gjirit.

Mirëpo, ka një ‘por’. Kryemadhi shpreson që mos jetë teatër i Ramës, por që ilaçi t’u mundësohet të gjithë të sëmurëve nga veriu në jug.

“Përshëndes Ramën për ndihmesën që i dha mësueses për kancerin, por do të dëshiroja që zoti Rama ta bënte për të gjithë qytetarët nga të gjitha rrethet. Për të gjithë ata që janë të sëmurë dhe rrijnë në dyert e spitalit. Do doja që çështja e mësuese nga Rrësheni të mos ishte teatër. Të zgjidhte hallet e të gjithë atyre mijëra shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi teksa shtoi që do donte që dhe fasada e një qeverie të kalbur mos ishte realitet.

Kryetarja e LSI-së u bën thirrje gjithë qytetarëve që të mbidhen me 27 janar dhe të protestojnë të bashkuar.

Të fundit