Flash News

KRYESORE

Kryemadhi nga Parlamenti i drejtohet Ramës: Kjo punë ka marrë fund! Rrugë të mbarë dhe mos u kthe më!

Kryemadhi nga Parlamenti i drejtohet Ramës: Kjo punë ka marrë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mori fjalën në Kuvend ku kërkoi që në seancën e sotme parlamentare të hiqet nga rendi i ditës çështja e kryeprokurorit pasi nuk janë njoftuar më herët për çështjet që do të trajtohen sot.

“Duhet ndërprerë seanca, të shohim rendin e ditës. Çështja e prokurorit nuk është në rendin e ditës. Ju shquheni për hilet por kjo punë ka marrë fund. S’ka për të vazhduar kjo histori. Nëse doni kryeprokuror që të mbulojë zullumet tuaja kjo ka marrë fund”, u shpreh Kryemadhi.

 “Rrugë të mbarë kur të shkosh të pish kafe dhe mos u kthe më!”,  shtoi më tej Kryemadhi duke iu drejtuar Ramës.

Të fundit