Flash News

KRYESORE

Kryemadhi ngre dyshime për intervistën e dhënë nga Maloku: Kush janë personat që e dërguan dhe e shoqëruan në televizon

Kryemadhi ngre dyshime për intervistën e dhënë nga Maloku:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur për rastin e vajzës nga Nikla e Fushë-Krujës e cila ka denoncuar djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Në një dalje për mediat, Kryemadhi ka ngritur dyshime në lidhje me intervistën e dhënë dje nga Xhiesela Maloku teksa i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë se kushi ishin personat që e dërguan dhe e shoqëruan atë për të dhënë intervistën në Report Tv.

“Më e tmerrshme ishte rasti i djeshëm ku dha një intervistë në një nga televizonet e cila nuk dihet, apo do të ishte një rast shumë i mirë për prokurorinë dhe policinë shqiptare për ta hetuar se kush ishin personat që e dërguan në atë televizion, kush ishin personat që e shoqëruan në atë televizion sespe shumë kollaj do të arrijnë tek personat të cilët e kanë detyruar për ta ridhunuar dhe një herë për ta psikologjikisht dhe moralisht”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit