Flash News

KRYESORE

Kryemadhi njofton gazetarët: Nga nesër e tutje do të keni lajme pafund

Kryemadhi njofton gazetarët: Nga nesër e tutje do të keni lajme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat pas largimit nga salla e Kuvendit ku mazhoranca refuzoi debatet për dekretet, tha se tashmë e gjithë opozita do të bashkohet duke paralajmëruar se do të vihet në krye të të gjitha protestave.

“Tashmë e gjithë opozita do të bashkohet me të gjithë elementët opozitar për të ecur përpara drejt zgjidhjes së problemeve që ka.

Shumë shpejt do të njiheni me axhendën dhe me angazhimin e të gjithë strukturave, jo vetëm politike dhe partiake, por dhe të gjithë elementëve të tjerë të grupeve të interesit.

Opozita do të vihet në krye të të gjithë protestave”, tha Kryemadhi.

Në fund të prononcimit, Kryemadhi ju drejtua gazetarëve me fjalët “suksese dhe ju në punën tuaj sepse lajme pafund do të keni që nga nesër e tutje”.

Të fundit