Flash News

KRYESORE

Kryemadhi para hyrjes në Kuvend: Rama nuk ka ndjerë kurrë përgjegjësi për fëmijët e tij dhe jo më për fëmijët e shqiptarëve

Kryemadhi para hyrjes në Kuvend: Rama nuk ka ndjerë kurrë

E veshur e gjitha me të zeza, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur shkurtimisht për gazetarët përpara se të hynte në ambientet e Kuvendit për aksionin opozitar për të bllokuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

“Rama nuk ka ndjerë kurrë përgjegjësi për fëmijët e tij dhe jo më për fëmijët e shqiptarëve”, tha Kryemadhi duke bërë përgjegjës kryeministrin për ngritjen e një sistemi të kapur nga droga, ku fëmijët shqiptarë rrezikohen çdo ditë.

E pyetur nëse opozita ka përgatitur ndonjë skenar, Kryemadhi theksoi se nuk ka asnjë skenar, por është Rama ai që ka përgatitur skenarin e kapjes së prokurorit dhe kapjes së shtetit.

“Meqënëse sot ka edhe një takim informal dhe do shkojë të pijë kafe me Mogherinin, le të shkojë dhe të mos kthehet më”, e mbylli fjalën kryetarja e LSI-së.

Të fundit