Flash News

KRYESORE

Kryemadhi paralajmëron me fjalët e Ramës para ‘21 janarit’: Opozita nuk mund ta ndalojë dot popullin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për protestën e opozitës, e cila do të organizohet më 27 janar, në orën 12:00, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi ka bërë një paralajmërim të ngjashëm me atë që Rama bënte kur ishte në opozitë dhe përgatitej për protestën tragjike të 21 janarit 2011.

“Çfarë bën populli është punë e popullit. Populli i zemëruar mund ta tejkalojë opozitën”, shprehej Rama shtatë vite më parë. Ndërkohë, sot, në studion e ‘News 24’, Kryemadhi tha: “Të largojmë qeverinë e narko-shtetit është një mision kombëtar dhe jo trafik kombëtar. Protesta e opozitës do të jetë e pandalshme, e po të dojë opozita nuk do e ndalojë dot.”

Kryetarja e LSI u shpreh disa herë e bindur se koha e Ramës ka përfunduar dhe shqiptarëve nuk u ka mbetur zgjidhje tjetër veçse të ngrihen kundër qeverisë.

Sa i përket afrimit të partive të tjera në ‘Frontin Opozitar’, Kryemadhi nuk dha detaje, por tha se “jemi në diskutime”.

Të fundit