Flash News

KRYESORE

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Ne nuk kemi parë gjë akoma,  por dhe ti s’ke  parë gjë akoma

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Ne nuk kemi parë gjë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj sot në Kuvend i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një lumë kritikash, kryesisht për programin që e quan “lajthitje”.

Kryemadhi shprehet se ne nuk kemi parë gjë akoma nga qeveria e Ramës, por po ashtu paralajmëron dhe Ramën se nuk ka parë gjë akoma.

“Është meritë e kryeministrit tonë që e shëndërroi Shqipërinë në Republikën e kanabisit, duke vjedhur votat e shqiptarëve. Me të vërtetë ne nuk kemi parë gjë akoma por dhe ai nuk ka parë gjë akoma.

Program i Ramës është program batutash, i shkruar keq me lajthitje.

Kryeministri është kujdesur që të prezantojë një program të shkatërruar. Për ne një program i rëndësishëm nuk ka qenë për t’u shkatërruar, por jetësor. Ne nuk jemi në politikë për të dashur apo për të shkatërruar punën e tij. Si mund të krenohet kjo qeveri për rritje bombastike, kur nuk ka rritje ekonomike. LSI-së i intereson të dijë ku po shkon kjo rritje ekonomike", u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI-së u shpreh se kjo qeveri ka si qëllim fuqizimin e 3-4 individëve. Sipas saj Rama është kryeministri më i mirë i oligarkëve dhe më i keq i shqiptarëve.

Të fundit