Flash News

KRYESORE

Kryemadhi për kandidatët e LSI-së që pranuan mandatin: Nuk ka për t'ju falur asnjeri, tradhtarë

Kryemadhi për kandidatët e LSI-së që pranuan mandatin: Nuk

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me të rinjtë e LRI-së, ka komentuar veprimin e kandidatëve nga listat e kësaj partie, që pranuan të marrin mandatin e deputetit, pas vendimit të opozitës për të hequr dorë nga mandatet.

"Nuk ka për t'ju falur asnjeri, tradhtarë", është shprehur Kryemadhi. Ajo tha se kandidatëve në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, i është bërë presion nga qeveria për të pranuar mandatin.

"Falenderoj kandidatët e LSI që nuk u joshën nga paratë e drogës, qëndruan përballë çdo presioni. Ata që kontaktojnë kandidatët e LSI, mos guxojnë t'ju afrohen, se të gjithë i mbajnë mend që kur ishit në pushtet nuk i hapnit telefonin njerëzve të LSI, por përkundrazi i keni rrjepur ata. Një shprehje popullore thotë: Ujku qimen e ndërron por zakonin s;e harron",  ne e dimë shumë mirë. Ata që kërkojnë të përdorin emrin e LSI të jenë të kujdesshëm se nuk ka për t'jua falur asnjëri. Logoja e LSI është simbole të pacënueshme mëkatet e njerëzve që hyjnë e dalin në listat tona ne do t'i paguajmë. Tradhtinë e përdorin të gjithë, por tradhtarin asnjë nuk e do", tha Kryemadhi.

 

Të fundit