Flash News

KRYESORE

Kryemadhi për Ramën: Është i frikësuar, përpiqet të intimidojë komunikimin me Prokurorinë dhe median

Kryemadhi për Ramën: Është i frikësuar, përpiqet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi,  ka reaguar pas komentit të Ramës, për median, që sipas tij “të dëmtojnë aparatin tretës”. Sipas Kryemadhit, Rama ëshë shumë i frikësuar, ndaj përpiqet të intimidojë me mënyren e tij të komunikimit Prokurorinë apo median.

“Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyren e tij të komunikimit prokurorinë apo median.

Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin.

Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrësesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit”, shprehet Kryemadhi në rrjetet sociale.

Të fundit