Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kryemadhi për rikthimin e vizave nga Holanda: Goditje e rëndë, i vë vulën dështimeve të qeverisë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se vendimi i Parlamentit të Holandës për rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë është një goditje e rëndë për Shqipërinë dhe se i vë vulën dështimeve të qeverisë. Kryemadhi tha sot se më e rëndë akoma ishte motivacioni i këtij mocioni propozuar KE-së.
“Shqipëria ka nevojë për një politikë që ta orientojë drejt perëndimit. Edi Rama është njeriu i fundit që mund ta garantojë këtë. Kambanat e alarmit janë shumë pranë veshëve tanë dhe problemin kryesor e kemi para syve tanë. Nuk ka më kohë për të pritur vetëm reagim përballë kapjes së shtetit nga krimi i organizuar”, deklaroi kryetarja e LSI-së.
Deklarata e plotë:
Debati dhe vendimmarrja e djeshme e Parlamentit Hollandez për t’i propozuar Komisionit Europian kthimin e regjimit te vizave për shtetasit shqiptarë është një goditje e rëndë për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe për mundësinë e mohimit të një të drejtë të fituar me shumë sakrifica 10 vite më parë, siç është e drejta e lëvizjes së lirë pa viza drejt hapësirës Shengen.
Motivacioni i këtij mocioni është edhe më i rëndë. Pasi ai ka të bëjë me cënimin e sigurisë kombëtare të Hollandës, nëpërmjet shtimit të grupeve kriminale me origjinë shqiptare dhe veprimtarisë së tyre në atë vend.
Kam dëgjuar me vëmendje reagimet në media, si të palës ndërkombëtare, ashtu dhe faktorëve të brendshëm.
Mocioni i parlamentit Hollandez, është e vërtetë që do duhet të kalojë në një procedurë të gjatë, burokratike, përmes Komisionit Europian, Parlamentit Europian, dhe Këshillit. Por nuk është thelbi i këtij debati. Problemi dhe debati qëndron diku tjetër.
Fakti që bërtet dhe ulëret më shumë se kudo tjetër, është që krimi i organizuar shqiptar, destabilizimi i brendshëm në të cilin ndodhet Shqipëria sot, ku krimi është në partneritet të ngushtë me qeverinë, është partneri dhe bashkëpunëtori më i ngushtë me zyrtarët e lartë është eksportuar edhe në vendet e Bashkimit Europian, ku Hollanda është vetëm njëri nga vendet më të zëshëm për këtë çështje, por që fatkeqësisht, ky fenomen ka prekur edhe shumë vende të tjera të Bashkimit Europian dhe këtu dëshiroj t’ju rikujtoj, raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili e cilëson Shqipërinë si një bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që operojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Amerikën e Jugut.
Ky fenomen i ngritur tashmë zyrtarisht nga Hollanda, rrezikon të marrë një efekt zinxhir në debatin e ardhshëm të vendeve anëtare mbi procesin e integrimit europian, dhe konkretisht për çeljen e negociatave, për të cilat shqiptarët aspirojnë më shumë se kushdo tjetër.
Parlamenti Hollandez konfirmon plotësisht faktin se nuk janë protestat e opozitës dhe djegia e mandateve arsyet e mosçeljes së negociatave, por ajo për të cilën ulëret më shumë se kushdo tjetër është kapja e shtetit, keqqeverisja dhe kapja e gjithë institucioneve nga krimi i organizuar. Ashtu siç e ka theksuar dhe raporti i DASH, Shqipëria është baza operacionale e organizatave të krimit të organizuar.
Jo djegia e mandateve, apo protestat e opozitës krijojnë këtë problem, por janë kriteret e paplotësuara nga keqqeverisja e Edi Ramës, nga keqqeverisja e tij. Nga dështimi i institucioneve shqiptare për të bashkëpunuar me institucionet e rendit në Europë dhe për të krijuar kredibilitetin e duhur për konsolidimin e progresit me rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Koha që u jepet vendeve aspirante për anëtarësim prej miratimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e duke vazhduar më pas me marrjen e statusit kandidat, çeljen e negociatave e deri në anëtarësimin në union, shërben pikërisht që vendet të përmirësohen përmes reformave dhe realizimit të standarteve.
Ky votim nga Parlamenti Holandes jo vetëm i vë vulën dështimeve te paprecedenta të qeverisë aktuale, por sinjalizon fortë nivelin e ulët të përgatitjes që e bën të pamundur Shqipërine të përballojë sfidat e rrugëtimit europian.
Përpos mesazheve të shumta nga partnerët ndërkombëtarë për të mos e marrë të mirëqenë çeljen e negociatave në qershor, mosveprimi për marrje masash nga ana e qeverise shqiptare dëshmon qartë zgjedhjen me vetëdije të Rilindjes për ta mbajtur vendin larg nga Europa duke i hequr shansin historik të çeljes se bisedimeve për anëtarësim në muajin qershor.
Për qytetarët shqiptarë ky vendim do të thotë IZOLIM, mungesë të theksuar të investimeve të huaja që mund të krijojnë punësim e mirëqenie, do të thotë mungesë shprese për brezin e ri që kaq shumë i duhet vendit tonë në këto momente të thella krize.
Shqipëria ka nevojë për një politikë që të mund ta drejtojë atë drejt perëndimit dhe tashmë është e qartë për cilindo që Edi Rama është njeriu i fundit që mund ta garantojë këtë.
Këmbanat e alarmit tashmë janë shumë pranë veshëve tanë. Dhe problemin kryesor e kemi përpara syve tanë. Nuk ka më kohë për të pritur. Nuk na mbetet më asgjë tjetër. Vetëm reagim përfundimtar përballë kapjes së shtetit nga krimi i organizuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38