Flash News

KRYESORE

Kryemadhi për situatën në Shqipëri: Rritje e papunësisë, kriminalitet politik dhe koncesione klienteliste

Kryemadhi për situatën në Shqipëri: Rritje e

“LSI jo vetëm është pozicionuar qartë dhe prerë në anën e qytetarëve, por ka vendosur që të jetë zëri dhe fjala e tyre”, u shpreh sot Krytarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në mbledhjen e Kryesisë së LSI.

Kryemadhi theksoi se, LSI e ka deklaruar vazhdimisht se qeveria e Ramës nuk është qeveria e zërit të njerëzve, por zëri i krimit të organizuar.

Sipas saj, “gjithçka që LSI kishte paralajmëruar që gjatë fushatës së zgjedhjeve lidhur me kriminalizimin e jetës politike po konfirmohet shumë më shpejt nga sa e kishim parashikuar, krimi dhe qeverisja tashmë janë bërë një”.

Sipas saj, “mungesa e një perspektive të qartë të zhvillimit ekonomik, rritja e papunësisë, shkurtimi i vendeve te punës, mungesa e investimeve serioze dhe e investitorëve të fuqishëm e të besuar, transferimi i autoritetit shtetëror tek koncensionet e dyshimta e klienteliste të qeverisë janë tabloja reale e situatës në vend”.

Në këto, theksoi kryemadhi, “LSI, jo vetëm është pozicionuar qartë dhe prerë në anën e qytetarëve, por ka vendosur që të jetë zëri dhe fjala e tyre, përballë arrogancës që buron nga injoranca dhe kapja e qeverisë nga krimi dhe trafiqet. Motoja jonë qytetari i pari na bën të jemi jo vetëm të qartë e të vendosur, por edhe të bindur në mbrojtje te kauzës tonë të drejtë”.

Të fundit