Flash News

KRYESORE

Kryemadhi i përgjigjet Edi Ramës: Më mirë me këngëtarë se me kriminelë; epoka po merr fund

Kryemadhi i përgjigjet Edi Ramës: Më mirë me

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama për emërimet që kjo parti bëri gjatë katër viteve që bashkëqeverisi me PS-në. Rama e kritikoi LSI-në dhe deputetët e PS-së se ka kthyer në llum shumë nga institucionet që ka drejtuar.

Por, Kryemadhi shprehet se është më mirë që të kesh në krah një këngëtar apo shtëpiake, se sa tutor prostitutash dhe trafikant droge si Rama. Ajo thekson epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund dhe Rama nuk do të mbrohet më nga kriminelët.

“Kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për t’i patur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund. Më mirë të kesh një infermiere, një këngëtar, një mesues, një shtëpiake, një pensionit dhe një të papunë për të patur në krah, se sa një vrasës, një turor prositutuash, një trafikant armësh apo trafikant droge që dpo drogojnë fëmijët e Shqipërisë. Është më e ndershme të kesh një të papunë shok e mir, të rrish e të punosh me ta, se sa të jetosh me kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë. Edi Rama mund të qeverisë shtëpinë e tij me kriminelët, por jo Shqipërinë”, ka thënë Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat në Pogradec.

Të fundit