Flash News

KRYESORE

Kryemadhi i përgjigjet Ramës për “Eleonorën e Selitës”: Batutë pa kripë, në janar nis çlirimi i Shqipërisë nga bandat

Kryemadhi i përgjigjet Ramës për “Eleonorën e

Pas deklaratave të  Edi Ramës për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, se ajo i ngjanë më Eleonorën e Selitës, Kryemadhi ka reaguar duke u shprehur se batutat e tij pa kripë vetëm sa e dëshmojnë pafuqinë e tij  për të t’u përballur me katastrofën drejt së cilës po e çon Shqipërinë.

Kryemadhi deklaron se janari dhe ditët në vijim do të jenë vazhdimi i makthit të Kryeministrit dhe nisja e procesit të çlirimit të Shqipërisë nga banditët e drogës.

Reagimi i Kryemadhit:

“Krahasimet dhe batutat pa kripë të kryeministrit, vetëm se dëshmojnë edhe njëherë, pafuqinë e tij për t’u përballur me katastrofën drejt së cilës po e çon Shqipërinë.

Eleonora që ai përmend (ndjesë pastë) ndoshta i kujton lexueset e filxhanëve, që i mbante dikur në bashki e sot në zyrat e kryeministrisë.

Siç duket as detox-i dhe as botox-i i Neë Yorkut nuk e kanë ndihmuar të kthjellojë logjikën dhe arsyen, për të kuptuar se e keqja e madhe e Shqipërisë është ai dhe bandat që e drejtojnë.

Edi Ramën nuk e shpëtojnë dot as fallxhoret dhe as banditët, as servilët dhe as kllounët nga fatkeqësia e tij më e madhe, papërgjegjshmëria dhe kriminalizimi i mendjes së tij perverse.

As Eleonora e tij nuk e shpeton dot, edhe pse u përpoq shumë që të mos duket Lolo!

Janari e më tej do të jenë vazhdimi i makthit të tij dhe nisja e procesit të çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga qeveria e banditëve dhe drogës.

Të fundit