Flash News

KRYESORE

Kryemadhi përplaset me gazetarin në studio: Gjykata Kushtetuese ka rënë! (Akuza gazetës dhe mesazh Kryeprokurores)

Kryemadhi përplaset me gazetarin në studio: Gjykata Kushtetuese ka

Monika Kryemadhi, gjatë emisionit “Tonight” të Ilva Tares ka vijuar me akuzat e forta pas përplasjes me qeverinë në protestë sot.

E pyetur se përse nuk i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për kundërshtimet e LSI për mënyrën e zgjehdjes së Kryeprokurores së Re, Kryemadhi tha:

“Gjykata kushtetuese ka rënë, nuk ka numra. Ka rënë. Disa nuk jetojnë në Shqipëri, kanë dhënë dorëheqjen, i ka mbaruar mandati. Problemi nuk është që të shkoj unë në Gjykatën Kushteteuse, kur e kam të shkruar të zezë mbi të bardhë. Ngrihet KLP-ja dhe më pas zgjidhet Kryeprokurori i Përgjithshëm. Ligji e ka që Prokurorori i Përkohshëm zgjidhet me 84 vota” – tha kryetarja e LSI.

KLGJ i ka gati kandidatët, pse nuk janë votuar?

“Parlamentin e drejton Zoti Ruçi, dhe Parlamenti komunikon vetëm me deputetët e PS jo me ne. Ne paguajmë taksa më shumë se socialistët, të cilët nuk paguajnë taksa fare. Si Henri Çili që ka 800 mijë euro kontribute të pedagogëve të papaguara. Jeni bërë si zëri i Popullit” –iu drejtua Kryemadhi kryeredaktorit të gazetës Mapo Arion Sulo, i cili po e pyeste lidhur me mosdrejtimin e saj në gjykatat e vendit.

“Keni punësuar jashtë çdo ligji ligji 5 mijë anëtarë, mbi strukturat, pa ligj, pa konkurse, edhe ju e keni shkelur ligjin” – ia ktheu Sulo.

“Unë nuk i drejtohrem një Gjykate Kushtetuese që nuk i ka numrat” – vijoi Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI lidhur me kryeprokuroren e re tha ser nuk kanë gjë me të” “Nuk kemi asgjë me kryeprokuroren si person, sepse sapo ka lindur dhr nuk duam t;i shkaktojmë stres kot. Po të kishim gjë me të, do të merreshim me të me libër shpie” – tha Kryemadhi në zhargon.    

 

 

Të fundit