Flash News

KRYESORE

Kryemadhi përplaset me Ballën jashtë parlamentit: Rri urtë, mos u merr me çështje familjare se s’i dihet si dalim

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  është përplasur me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla jashtë ambienteve të Parlamentit.

Kryemadhi u shfaq pas krahëve të Ballës, ndërsa ky i fundit po fliste para gazetarëve lidhur me situatën në parlament dhe rëndësinë e projektligjeve të miratuara, siç ishte fondi i Diasporës.  Ndërkohë, Balla shprehu keqardhjen se gruaja e presidentit bën zhurmuesin, por kjo solli reagimin e menjëhershëm të Kryemadhit.

Balla: Ty ta zuri Luli vendin e s’kishe mundësi të flasësh, gruaja e presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin

Kryemadhi: Rri urtë se s’të kam sharë nga motra, mos u merr me çështje familjare se s’i dihet si dalim. Nuk të shpëton dot Rama, nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm ti, e t'i zësh vendin Xhafës.

Të fundit