Flash News

KRYESORE

Kryemadhi përplaset me Vasilin, shkak bëhet avokati: Ju zonja Eni duhet të jeni e ndershme! Për të disatën herë s’jeni korrekte ndaj LSI

Kryemadhi përplaset me Vasilin, shkak bëhet avokati: Ju zonja Eni

Monika Kryemadhi ka akuzuar Eni Vasilin për pandershmëri ndaj saj, pasi nuk e ka njoftuar për panelistët në studio.

Shkak u bë avokati Spartak Ngjela, i cili ndërhyu nga studio e “Open” duke akuzuar Monika Kryemadhin, e cila ishte në lidhje ‘live’ se nuk ka dorëzuar deklaratat e të gjithë deputetëve të LSI në sekretarinë e Parlamentit.

“E para, mos u bëj i paedukatë! Mos më fol mua ashtu. E dyta, mos më ndërpre mua. Janë 17 deklarata të firmosura me datë, atësi dhe emer. Opozita se ka për detyre të të sqarojë as ty as dikujt tjetër”, iu drejtua Ngjelës, Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi e irrituar i tha Vasilit: “Ju zonja Eni Vasili duhet të jeni shumë e ndershme për të ftuarit. Duhet të më njoftoni për panelin që thirrni. Është e disata herë që ju nuk tregoheni korrekte me LSI-në.

Mënyra sesi flet zoti Ngjela, gënjen nuk është e vërtetë. Ne kemi bërë gjënë më të mençur që kemi ikur nga ai Parlament. Deklaratën time e keni në media. E keni me datë me 20 shkurt 2019”, tha Kryemadhi.

Të fundit