Flash News

KRYESORE

Kryemadhi poston foto me djalin: Çasti më i bukur i së dielës

Kryemadhi poston foto me djalin: Çasti më i bukur i së

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka postuar në faqen e saj të Facebook një fotografi me djalin e saj  Besarin. Ajo shkruan se ndodhen familjarisht në Prevallë.

Më tej shton se ndihet krenare që është dhe nënë dhe shoqe përkrah të birit.

“Me Besarin në Prevallë. Duhet të gjesh gjithmonë një çast të jetosh e shijosh ato çka Zoti na ka dhuruar të gjithëve, familjen dhe natyrën e bukur shqiptare.

Ky është çasti më i bukur i së dielës sot. Moment që më bën të ndihem nënë, shoqe dhe bashkudhëtare në krah të Besit.

Ju uroj të gjithëve një të dielë të lumtur, larg streseve të jetës së përditshme, pranë familjes, fëmijëve dhe prindërve”, shkruan Kryemadhi.

 

Të fundit