Flash News

KRYESORE

Kryemadhi pranon për zgjedhje me Ramën kryeministër, sfidon Bashën: Jam më guximtare se ti

Kryemadhi pranon për zgjedhje me Ramën kryeministër, sfidon

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mohon se opozita është e përçare, mbështetur në deklaratat e saj se është gati të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Në A2 CNN, Kryemadhi nguli këmbë se opozita vazhdon të jetë e bashkuar dhe qëndrimin e saj të ndryshëm nga kryetari i PD, Lulzim Basha për t’u përballur në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, ajo e shpjegoi me arsyetimin se femrat janë më sfiduese se meshkujt.

“Unë gjithmonë e kam thënë që politika duhet të përballet me sfidat e saj. Basha ka shumë të drejtë sepse në çfarë zgjedhjeje do të hysh me një kryeministër që akuzohet për bashkëpunim me krimin për vjedhjen dhe blerjen e votës? Qoftë SHBA dhe BE nuk negociojnë me kriminelët, vetëm negociata të fshehta bëjnë. Politika shqiptare ka negociuar fshehtas këto 30 vjet dhe prandaj nuk e kemi kaluar tranzicionin.

Portalet pranë Ramës trumpetojnë se do të ketë negociata të fshehta, por absolutisht nuk ka. Jemi në unison. Ne nuk kemi problem dialogun, e ka problem Edi Rama. Por, dialogu duhet të jetë institucional, ne nuk bëjmë dialog sa herë ka Rama problem. Një nga kushtet për hapjen e negociatave është dialogu. Dialog për gjithçka. Unë them që femrat janë më sfiduese se meshkujt. Pranojnë të përballen”, deklaroi Kryemadhi.

Në fund, ajo shprehet pesimistë sa i takon hapjes së negociatave me argumentin se “BE nuk bën politika dhe propagandë. Po i ushqejmë shqiptarët me lugën bosh”. Vendimi për hapjen ose jot ë negociatave do të merret me 18 tetor, ndërkohë që pritshmëritë janë që të kemi një ‘dritë jeshile’ me kushte.

Të fundit