Flash News

KRYESORE

Kryemadhi punon për përçarjen Rama-Veliaj: Kryebashkiaku nuk rikandidon, i bën hije kryeministrit

Kryemadhi punon për përçarjen Rama-Veliaj: Kryebashkiaku nuk

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk beson se Erion Veliaj do të kandidojë për një mandat të dytë në krye të bashkisë, pasi Rama nuk i do njerëzit që e konkurojnë.

“Veliaj është vetë në një situatë shumë të vështirë sot, nëse do të jetë ai perosni që do të ndjeki gjurmët e Ramës, si kryetar i ardhshëm i PS dhe si kryeministër. Unë e shoh Veliajn në shumë vështirësi, sepse të qenit kryetar bashkie me një qeveri që të krijon mundësi shumë më të mëdha, do të jetë përballë një sfide shumë të madhe, duke parë problemet psikologjike që ka Rama me njerëzit që i bëjnë hije figurës së tij. Unë mendoj se Rama nuk do ta rikandidojë, sepse Veliaj e errëson fiugurnë e Ramës”, ka thënë Kryemadhi në emisionin  '5 Pyetjet nga Babaramo'.

Sa i takon largimit të 54 këshiltarëve të LSI-së drejt PS-së, Kryemadhi pranoi se ata kanë gabuar me hartimin e listave, pasi kanë vendosur njerëz që nuk e meritonin dhe nuk e përballonin presionin politik.

“Ky është një teatër i vjetër. Ju kërkoj falje votuesve per listat që kemi bërë duke pasur parasysh se kemi vendosur njerëz që nuk e meritojne, jo vetem se nuk përballojnë presionin politik por edhe per nivelin e ulët të tyre", ka përfunduar Kryemadhi.

Të fundit