All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kryemadhi: Qeveria ia dha bazën e Mbrojtjes Civile klubit sportiv “Partizani”

Kryemadhi: Qeveria ia dha bazën e Mbrojtjes Civile klubit sportiv
All - Paragraf - 1

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se qeveria Rama i ka bërë dëm vendit, duke ia dhënë Bazën e Mbrojtjes Civile klubit sportiv “Partizani”. Ajo theksoi se në klubin kryeqytetas, drejtor është vëllai i tij Olsi Rama. Sipas kryetares së LSI-së, në këtë repart ishin të gjitha kushtet, ndryshe nga aktualisht.

All - Paragraf - 3

“Ka ardhur koha për t’u folur shqiptarëve me emra konkret. Baza e mbrojtjes civile në Ministrinë e Mbrojtjes, Edi Rama ia ka dhënë klubit sportiv Partizani ku drejtues i klubit është vëllai i tij.

Tani po të them që fushat e sportit që po bëhen në bazën e mbrojtjes civile. Tani në 2017, kur kam ikur unë nga qeveria. Batalionin e kërkim shpëtimit e ka çuar në disa gërmadha në fshatin Ferraj. Këtij reparti i është shkatërruar gjithë infrastruktura. Ky repart është për kërkim shpëtim, evakuim. Edhe këtë e ka shkatërruar. Baza e mbrojtjes civile ka pasur gjithë infrastrukturën për stërvitjen e emergjencave”, tha Kryemadhi në emisionin “Open” në Top Channel.

Të fundit