Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Rama i vetmi që nuk e do Reformën Zgjedhore, opozita e gatshme për ta çuar përpara

Kryemadhi: Rama i vetmi që nuk e do Reformën Zgjedhore, opozita e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzon kryeministrin Edi Rama se është i vetmi që nuk e do Reformën Zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e Bundestagut për procesin e negociatave në BE.

Duke folur në një takim me strukturat e LSI në Elbasan, Kryemadhi tha se opozita e bashkuar është e gatshme për ta çuar përpara.

“Ashtu siç e ka bërë të qartë dhe z. Basha që është Kryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesi i frontit opozitar, ne si opozitë jemi të gatshëm për të ecur përpara përsa i përket të gjitha propozimeve të reformës zgjedhore duke menduar që është shumë e rëndësishme mbyllja e detyrave të shtëpisë dhe angazhimi dhe obligimet që ka opozita shqiptare në marrëdhënie me kushtet e Bundestagut dhe ne jemi ta gatshëm dhe kemi qenë të gatshëm që me 1 dhjetor për të paraqitur propozimet tona dhe janë gati sepse në këtë situatë, në të cilën ne po kalonim pas tërmetit jemi në procesin e përgatitjet dhe të vazhdimit më tej.

Por sigurisht ka një njeri, i cili nuk do që kjo gjë të ecë sepse duke mbyllur Reformën Zgjedhore, sigurisht që z. Rama i vjen hapi i dytë i Reformës Zgjedhore që janë zgjedhjet. Megjithatë ky nuk është problemi ynë. Problemi ynë është që Shqipërisë t’i garantohen hapja e negociatave. Pse e them hapja e negociatave? E them sepse hapja e negociatave është procesi më i rëndësishëm për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të Shqipërisë dhe shtetit shqiptar sepse nëse Shqipëria do të marrë një tjetër jo në hapjen e negociatave, atëherë e ardhmja e Shqipërisë do të vihet në diskutim. Vihet në diskutim për shkak të shpopullimit masiv që do të ndodhë. 57% e të rinjve shqiptarë që kanë ikur, ikin sepse nuk gjejnë besimin dhe nuk kanë siguri ër zhvillimin e të ardhmes së tyre, për krijimin e kushteve të punës, për krijimi ne investimeve, për krijimin e biznesit apo për krijimin e familjes së tyre”, tha kryetarja e LSI.

Të fundit