Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Rama shumë shpejt do jetë i pandehur, kemi prova!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e pyetur nga gazetarja nëse ka frikë nga Reforma në Drejtësi, siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama, u shpreh shkurt se LSI nuk ka frikë.

“Rama është frikacak vetë dhe mendon se dhe tjerët janë frikacakë. LSI nuk e njeh nocionin e frikës, aq më shumë unë, dhe ai e di. Drejtësia nuk vendoset nga frika e kryeministrit”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI-së shtoi se Edi Rama shumë shpejt mund të jetë një i pandehur i drejtësisë.

“Ai mund të jetë shumë shpejt një i pandehur i sistemit të drejtësisë, për vetë mënyrën si ka jetuar e punuar”, u shpreh Kryemadhi duke theksuar se LSI ka dërguar në gjykatë një akt-padi, sa i përket zgjedhjeve të 2017.

“Rama në mënyrë flagrante i bëri thirrje policisë të përfshihet në proces. Do ta akuzojmë Ramën për shkelje të Kushtetutës dhe shpërdorim detyre, një akuzë shumë e rëndë kjo”, tha ndër të tjera kryetarja e LSI-së.

Të fundit