Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Rama s'pranon hapjen e listave 100% se del më pak i votuari, Opozita do shkojë në zgjedhje si një grupi i vetëm

Kryemadhi: Rama s'pranon hapjen e listave 100% se del më pak i

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, lidhur me deklaratë e kryeministrit Rama se nuk do të ketë hapje të listave 100% nëse nuk garantohet rkuilibri gjinor, tha se e ka një demagogji për të larguar vëmendjen nga problematikat e qeverisjes.

Ajo tha se LSI do hapjen e listave 100% dhe se Rama s'i pranon sepse sipas saj do dalë më i votuar.

Kryemadhi shtoi më tej se Opozita e Bashkuar do të shkojë në zgjedhje si një grupi i vetëm kundër Ramës.

"Ajo që kam kuptuar se çdo fjalim i Ramës është një test për grupet për sondazhet ashtu ishin dhe ndryshimet kushtetuese dhe çdo gjë që ne dëgjojmë janë një test që bën për leximin  e sondazhet që ai bën. Ne si opozitë i kemi të mbaruar obligimet që kishim për kodin zgjedhor, çdo gjë që vjen më pas është pjesë e Këshillit Politik për të ecur hap pas hapi çdo lloj propozimi që do të vijë. Listat e hapura ka qenë një demagogji për të larguar vëmendjen nga problematikat e qeverisjes dhe mungesa e vendeve të putës. Ne si parti kërkojmë hapje të listave 100 % dhe nëse mblidhet këshilli politik ajo që kam kuptuar është se Rama nuk ka për ta pranuar këtë gjë pasi do të jetë kandidati më pak i votuar. Nëse nuk hapen 100 % nuk quhen më të hapura, sepse sa deputete ka fituar PS? Ne kemi bërë grevë urie për listat e hapura dhe nuk është problem sigurimi i kuotave gjinore. Si do veprohet me koalicionet? Ne jemi në unison me PD dhe opozitën ku të gjitha partitë politike janë të renditur kundër Edi Ramës. Ne do të shkojmë si një grupi i vetëm kundër Ramës. Çdo ndryshim në kodin Zgjedhor duhet të miratohet me konsensusin e Këshillit politik. Të miratohet kodi do të ndërtojmë listën, nuk është problemi i listave por alternativat që do i japim shqiptarëve", tha Kryemadhi në '5 Pyetje nga Babaramo' .

Të fundit