Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Rama të mos bëjë sikur është i varfër, dy socialistët që janë në qeveri s’kanë asgjë në dorë

Kryemadhi: Rama të mos bëjë sikur është i varfër,

Në një takim me të rinjtë në Elbasan, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar ndryshimet e bëra në qeverinë “Rama”. Kryemadhi tha se në qeverinë aktuale nuk ka asnjë socialistë dhe të vetmit që janë, Pandeli Majko e Erion Braçe, nuk kanë asgjë në dorë.

“Shikoni qeverinë e Edi Ramës, nuk ka asnjë socialistë. Ky është mesazhi ynë i drejtpërdrejtë për gjithë socialistët, më gjeni një socialistë në qeveri. Dy janë, Erion Braçe dhe Pandeli Majko, që të dy s’kanë asgjë në dorë, kanë vetëm fytyrën e tyre për t’i shërbyer Edi Ramës për të thënë që ka socialistë”, u shpreh Kryemadhi.

Duke ju referuar Ramës, kryetarja e LSI-së, theksoi që mos të bëj si i varfër pasi është nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë.

“Edhe tek ajo studio ku e ka blerë atë oxhakun që i kushton 18 mijë euro, le të thotë që e kam timin se nuk po i thotë gjë njeri, por le të tregojë të vërtetën, mos të bëjë sikur është i varfër, se vetëm i varfër nuk është. Është nga njerëzit më të pasur që ka Shqipëria sot dhe është nga njerëzit që offshore pafund janë në emrin e tij dhe të familjarëve të tij”, theksoi Kryemadhi.

Të fundit