Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Rama do të qante tek Presidenti nëse do ta kapte çizmja. Meta ka 4 ditë që nuk më flet

Kryemadhi: Rama do të qante tek Presidenti nëse do ta kapte

Monika Kryemadhi ka folur sërish sa i takon goditjes me çizme të kryeministri Edi Rama. E pyetur nga Arian Çani se çfarë do bënte Rama nëse do ta kishte kapur çizmja, Kryemadhi tha se kryeministri do të kishte shkuar të qante tek Presidenti Ilir Meta.

“Rama do shkonte të qante tek Ilir Meta nëse do ta kishte kapur çizmja. Pastaj Ilir Meta do rrinte 2-3 javë pa më folur”, tha Kryemadhi.

Por edhe pse çizmja nuk e kapi Ramën, duket se ky gjest i kryetares së LSI-së nuk i ka pëlqyer bashkëshortit të saj Presidentit Meta.

“Meta ka 4 ditë që nuk më flet pasi qëllova me këpucë Ramën. Më duket se është mërzitur pak me atë gjestin. Kam shkuar me vonesë në shtëpi dhe e kam gjetur në gjumë, ose bënte sikur flinte për të mos më folur. Më duket se më mban pak inat”, deklaroi Kryemadhi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit