Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Rama tentoi të kapte protestën e studentëve, pse nuk shkova në shesh

Kryemadhi: Rama tentoi të kapte protestën e studentëve, pse nuk

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha se kryeministri Edi Rama tentoi të kapte protestën e organizuar nga studentët.

Në emisioni ‘Dritare’, Kryemadhi u shpreh se Rama donte ta kthente protestën në një bashkëbisedim por studentët nuk pranuan dhe në këtë moment kanë nisur edhe thirrje jo politikë.

“Rama donte ta kapte protestën e studentëve dhe ta kthente në një lloj bashkëbisedimi për të. Në momentin që studentët që nuk pranuan dhe thirrjet jopolitikë ishin shumë të qarta”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së shtoi gjithashtu se studentët i kërkuan që ajo t’i bashkohej protestës që ditën e parë. “Ne nuk donim ta politizonim sepse do thoshin partitë politike duan të përdorin kauzën e studentëve për të përfituar politikisht. Është krijuar ky mentalitet në opinion publik. Për hir të së vërtetës kanë edhe të drejtë”, tha Kryemadhi.

Të fundit