Flash News

KRYESORE

Kryemadhi-Ramës: Hiq dorë nga krimi i organizuar; ka mbetur vetëm një telekomandë në dorë

Kryemadhi-Ramës: Hiq dorë nga krimi i organizuar; ka mbetur vetëm

Monika Kryemadhi ka reaguar sot për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës. Në një deklaratë për median, Kryemadhi i është drejtuar Ramës duke i kërkuar që të heqë dorë nga krimi i organizuar.

"I bëj thirrje të distancohet; të marrë përsipër përgjegjësitë e veta si kryeministër. Nuk ka ngelur asgjë tjetër veçse një telekomantë në dorën e tyre. Shqipëria është zhytur në mjerim”, u shpreh më tej kryetarja e LSI-së.  

Kryemadhi tha se LSI ka paraqitur sot 19 amendamente sa i përket vetingut në polici.  

“Kokaina tregon ku është zhytur vendi. Sot vetingu në polici është shumë i domosdoshëm, duke parë situatën ku ne jemi zhytur sot. Ajo që dua të theksoj është se ne jemi në pritje të 19 amendamenteve. Nuk ka të bëjë me kapriçot politike...”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit