Flash News

KRYESORE

Kryemadhi reagon ashpër për situatën në Astir: Dhuna e shtetit tejkaloi ligjin, Edi Rama nuk kurseu as gratë me fëmijët

Kryemadhi reagon ashpër për situatën në Astir: Dhuna e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për situatën e tensionuar sot në Astir. Përmes një statusi në Facebook, ajo shprehet se dhuna e sotme është e pajustifikuar dhe paralajmëron kryeministrin Rama se do të përgjigjet para drejtësisë.

“Dhuna shtetërore e ushtruar sot në mëngjes me të gjithë barbarinë antinjerëzore e në tejkalim të plotë të kompetencave të ligjit ndaj banorëve të Unazës së Re, është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin, është prova e qartë se makineria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kriminale, për interes të të cilave nuk kursen as dhunën ndaj qytetarëve, ndaj grave e fëmijëve të pa mbrojtur, ndaj të moshuarve dhe gjithë të tjerëve pa dallim“, shkruan Kryemadhi.

Të fundit