Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Reforma zgjedhore një dakordësim, më pas vijnë zgjedhjet e parakohshme

Kryemadhi: Reforma zgjedhore një dakordësim, më pas vijnë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka quajtur marrëveshjen për reformën zgjedhore një dakordësim, që duhej bërë. Ajo tha se vetëm në këtë mënyrë luftohet krimi i organizuar në zgjedhje.

“Të gjithë u shokuan se çfarë ishte kjo firmosje. Është shumë e thjeshtë, është dakordësimi për t’u përballur njëherë e përgjithmonë me krimin e organizuar. Reforma Zgjedhore e cila është një nga kushtet e para të Bundestagut është e vetmja pikë që opozita duhet të bënte me rolin e saj”, tha Kryemadhi nga Lezha, ku u takua me strukturat e partisë.

Ajo shtoi se pas miratimit të reformës zgjedhore, do të vijnë zgjedhjet e parakohshme.

“Miratimi i kësaj reforme nga Këshilli Politik do u hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Nëse kjo gjë nuk ndodh pas miratimit të reformës nuk ka më ambasadë, ambasador, e ndërkombëtar që të fshehë dhe mbulojë përgjegjësitë e Edi Ramës, jo vetëm përballë shqiptarëve por edhe partnerëve që i vetmi njeri që nuk do integrimin e Shqipërisë. Data 15 mars është afati i fundit i Edi Ramës”, u shoreh ajo, duke shtuar se reforma zgjedhore është pika e fundit që opozita e bashkuar mbyll të gjitha detyrimet ndaj BE-së.

Të fundit