Flash News

KRYESORE

Kryemadhi 'sfidon' hapur Ramën: Qëllimi i Rilindjes, karrigia e pushtetit! Kjo përfundon në 25 prill

Ndërsa vendi ndodhet në një vit elektoral, ku opozita po “lufton” për të shtënë në “dorë frerët e pushtetit” pas 25 prillit, ndërkaq mazhoranca për një mandate të tretë qeverisës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur të sfidojë hapur qeverinë Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se “qëllimi i qeverisë është karrigia e pushtetit, jo nevojat e njerëzve, por kjo përfundon në 25 prill”, me realizimin e zgjedhjeve.

“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit