Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Shqipëria u kanabizua për shkak të ndërkombëtarëve

Kryemadhi: Shqipëria u kanabizua për shkak të

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, deklaroi se nuk e shqetësonte fakti që ndërkombëtarët nuk e kanë mbështetur djegien e mandateve nga deputetët e opozitës. Ajo çfarë ka rëndësi për të, është mendimi i qytetarëve shqiptarë. Madje Kryemadhi shtoi se Shqipëria është në këtë krizë, për shkak të ambasadorëve.

“Ne kemi fituar sepse kemi demaskuar qeverinë më kriminale dhe të korruptuar. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë opozitës por nuk i kanë dhënë të drejtë për djegien e mandatave dhe kjo është një faturë që ne do ta paguajmë, do ta paguajmë sepse sot për mua më shumë vlerë ka përkrahja që më jep shoferi i taksisë, shoferi i mini-marketit te lagja, shoferi i një kamioni, ai i papuni etj se sa të pi një gotë shampanjë apo një çaj me ambasadorin.

Ata janë shkaktarët e situatës sot, kur u kanabizua Shqipëria e mbani mend çfarë tha Romana Vlahutin? Ajo heshti për kanalizimin e vendit“, tha Kryemadhi në Abcnews.

Të fundit