Flash News

KRYESORE

Kryemadhi me strukturat e LSI-së: Rama iu bleu shqiptareve varfërinë, por jo shpirtin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë në njësinë numër 1 u kërkoi atyre që të marrin pjesë masivisht në portestën që do ët mbahet në datën 27 Janar.

“Ne ju kërkojmë ju, që deri më datën 27 janar, derë më derë, me komshinjtë, pensionistët, të papunët të flasim më ta dhe të jenë të gjithë më 27 janar në protestë. Ne duhet të jemi atje për veten tonë. Të jemi aty për të gjithë ata naftëtarë që i gënjyen natën e vitit të ri, për të gjithë minatorët, për të gjithë të përndjekurit politikë. Kjo është filozofia e Edi Ramës që të shkurtojë memorien. Të dalin për, ti treguar Edi Ramës dhe kukullave të tij, për largimin e shqiptareve. Unë ju ftoj që të mos ndaleni në asnjë moment. Nuk duhet të ndalemi për tju thënë shqiptarëve të mos kenë frikë”, tha Kryemadhi.

Më tej, kreyetarja e LSI-së u shpreh se “Edi Rama iu bleu shqiptareve varfërinë, por jo shpirtin. Nuk e bën dot sepse nuk e kanë bërë burra më të zotë se ai”.

Të fundit