Flash News

KRYESORE

Kryemadhi sulmon ndërkombëtarët: Narko-diplomatë të blerë nga narko-kryeministri

Kryemadhi sulmon ndërkombëtarët: Narko-diplomatë të

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, akuzoi kryeministrin Edi Rama se me paratë e drogës mund të blejë ndërkombëtarë, diplomatë, makina, vota dhe zgjedhje, por kurrë nuk do të blejë shpirtin e shqiptarëve.

Në konventën e LGI-së, Kryemadhi deklaroi se Edi Rama për të shpëtuar karrigen e tij të kryeministrit është i gatshëm që edhe diplomatët ti kthejë në narko-diplomatë. “Sot shqiptarët marrin 1 euro në ditë për familje ose 300 lekë të vjetra në ditë për ushqim. Sot në Shqipëri Tvsh e ushqimeve të shportës është 20 %, ndërkohë që në Itali apo Francë është 4 % dhe ky është një fakt. Sot në Shqipëri mbi 70- mijë të rinj dhe të reja janë kthyer në përdorues të drogës dhe ky është një fakt”, tha Kryemadhi.

Në vijim ajo akuzoi Kryeministrin Rama se është pronë e drogës, oligarkëve, makth i pushtetit të tij, pronë e së keqes.

“Edi Rama nuk mund ti heqë të drejtën shqiptarëve që të jetojnë në këtë vend. Nëse ai i do shqiptarët dhe Shqipërinë atëherë të largohet dhe ti lërë të qetë ata”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit