All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kryemadhi sulmon Ramën për mini-Shengenin: Sjellja e tij ndaj Kosovës, anti-shqiptare

Kryemadhi sulmon Ramën për mini-Shengenin: Sjellja e tij ndaj
All - Paragraf - 1

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e konsideron jo-transparente marrëveshjen e mini-shengenit. Përmes një deklarate, shpërndarë në Facebook ajo sthon se sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës është antishqiptare.

All - Paragraf - 3

Kryemadhi akuzon kryeministrin Rama se po promovon shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa thekson se “po i vë zjarrin gjithë rajonit”.

Postimi i Monika Kryemadhit:

SJELLJA E EDI RAMËS NDAJ KOSOVËS, ANTISHQIPTARE

Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarret e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, nuk mund të quhet veçse destabilitet.

Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës. Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke përjashtuar dhe tradhëtuar Kosovën dhe duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës.

Të fundit