Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Ta ndërtojmë jetën këtu, zgjidhja e vetme është largimi i Ramës

Kryemadhi: Ta ndërtojmë jetën këtu, zgjidhja e vetme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mendon se zgjidhja e vetme për Shqipërinë është që të largohet Edi Rama dhe të çlirohet sistemi nga diktatura.

Me anë të një statusi në Facebook, ajo tha se opozitarët janë të vendosur në kauzën e tyre.

Statusi

Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Evropian dha sinjalin më të fortë se perspektiva evropiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!

Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Asnjë hap pas!

Të fundit