Flash News

KRYESORE

Kryemadhi takim me kongresmenin Engel: SH.B.A aleat strategjik dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

Kryemadhi takim me kongresmenin Engel: SH.B.A aleat strategjik dhe i

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi u prit ne një takim nga kongresmeni i njohur dhe miku i madh i shqiptareve, Z.Elliot Engel.

Takimi u fokusua ne zhvillimet me te fundit politike ne Shqipëri.

Znj. Kryemadhi pasi falenderoi Z.Engel për mikpritjen e ngrohte, vlerësoi rolin dhe kontributin e tij te vazhdueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, për zhvillimin dhe integrimin Euro-Atlantik të Shqipërisë, si dhe për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracinë në vend.

Znj. Kryemadhi duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se SH.B.A ka dhënë ndër vite një ndihmë të jashtëzakonshme historike  për Shqipërinë që ajo të kapërcejë me sukses sfidat e mëdha me të cilat është përballur dhe të hedh hapa të sigurt drejt zhvillimit.

"SH.B.A është aleati ynë më i madh strategjik dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në historinë, të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë"   - tha kryetarja e LSI-së.

Gjithashtu, ajo  bëri një ekspoze sintetike të situatës aktuale politike në vend duke vënë theksin tek problematika e kanabizimit, të trafiqeve, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Znj. Kryemadhi foli edhe për domosdoshmërinë e  avancimit të zbatimit rigoroz të reformës në drejtësi. "Zbatimi i reformës në drejtësi ka rëndësi jetike për qytetarët shqiptarë dhe klasa politike ka përgjegjësi madhore për të mos humbur më kohë në këtë proces".

Nga ana e tij, kongresmeni Elliot Engel vlerësoi miqësinë e kahershme mes dy vendeve dhe popujve tanë. Ai konfirmoi mbështetjen e SH.B.A në proceset e mëtejshme demokratizuese  në Shqipëri si dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon si një faktor stabiliteti dhe paqeje. Gjithashtu, ai theksoi se sfidat dhe reformat e nevojshme për Shqipërinë do të kenë gjithmonë mbështetjen e SH.B.A.

 

Të fundit