Flash News

KRYESORE

Kryemadhi takime në SHBA: Kriza e emigrantëve në Europë kërkon qasje të re

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi këto ditë ndodhet në SHBA ku po zhvillon një sërë takimesh me ish-anëtarë të rëndësishëm të Kongresit Amerikan.

Kryemadhi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar se për bashkëpiseduesit amerikanë, i rëndësishëm është fakti që kriza e emigrantëve në Europë kërkon një qasje të re në qëndrim.

“Kjo ka të bëjë sipas tyre edhe me forcimin e shteteve europiane, si dhe me ndryshimin rrënjësor të jetës politike dhe ekonomike të vendeve që eksportojnë refugjatë”, shkruan Kryemadhi.

Reagim i i Monika Kryemadhit në Facëebook:

Dje dhe sot pata biseda të frytshme me ish-anëtarë të rëndësishëm të Kongresit Amerikan.

E ftuar në takimin vjetor organizuar në Uashington, ndër të tjera biseduam për integrimin e Shqipërisë në BE dhe krizën e emigrantëve që po përjeton së fundmi kontinenti ynë.

Ndër të tjera, e rëndësishme për bashkëbiseduesit amerikanë ishte fakti që kriza e emigrantëve në Europë kërkon një qasje të re në qëndrim.

Kjo ka të bëjë sipas tyre edhe me forcimin e shteteve europiane, si dhe me ndryshimin rrënjësor të jetës politike dhe ekonomike të vendeve që eksportojnë refugjatë.

Këto politika do të dekurajonin largimin masiv të njerëzve dhe do të krijonin kushte më të mira për popullsinë e vendeve që janë burim për emigracionin e paligjshëm.

Ky është vizioni që duhet të këtë Shqipëria për të punuar për të rinjtë e Shqipërisë dhe jo për të asgjesuar çdo shans të tyre.

Loja e qeverisë me refugjatet është një lojë tërësisht në kurriz të shqiptarëve!

Të fundit